Çavusoglu: Në bisedimet e sotme amerikanët u zmbrapsën ne fituam atë që deshëm

Ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu përmes një konference për media tha se me amerikanët u dakorduan për mbledhjen e armëve të rënda të YPG-së dhe asgjësimin e pozitave dhe fortifikimeve të tyre.

Çavuşoğlu: Në bisedimet e sotme fituam atë që deshëm, si rezultat i lidershipit të shkathtë të presidentit Erdoğan.

Çavuşoğlu: Do ta pauzojmë operacionin “Burimi i Paqes” që PKK/YPG të largohet gjatë 120 orëve. Ky nuk është armëpushim.

Çavuşoğlu: Operacioni mund të ndalet vetëm pasi terroristët të largohen nga rajoni.
Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet