Çavusoglu, diplomaci me homologët arabë kundër planit të Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bisedoi të enjten në telefon me homologun e tij nga Libia, Mohamed Taher Siala. Asnjë detaj nuk u publikua në lidhje me përmbajtjen e kësaj bisede telefonike.

Shefi i diplomacisë turke gjatë ditës së enjte realizoi biseda telefonike gjithashtu me ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës – Riyad al-Malki, ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë – Ayman Safadi dhe sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) – Yousef bin Ahmad al-Othaimeen; me të cilët trajtoi hapat që duhen ndërmarrë në kuadër të OBI-t kundër planit të Izraelit për aneksimin e njëanshëm të Luginës së Jordanit dhe vendbanimeve ilegale çifute në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet