Çavuşoğlu: Ankaraja dhe Shkupi së shpejti edhe aleate zyrtare në NATO

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Është aleati ynë natyror, por tani ne do të jemi zyrtarisht aleatë në NATO”, tha Çavuşoğlu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, tha se vendi i tij së shpejti do të jetë edhe aleat zyrtar i Shkupit mik me anëtarësimin e tij në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu sot në Shkup u takua me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, ndërsa pas takimit dhe inspektimit të pajisjeve teknike të dhuruara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Është aleati ynë natyror, por tani ne do të jemi zyrtarisht aleatë në NATO”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se Turqia ka mbështetur Maqedoninë që nga dita e parë me emrin kushtetues, ndërsa u shpreh i lumtur që vendi i tij tashmë ka ratifikuar në parlament protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryediplomati i Turqisë tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike nuk është i rëndësishëm vetëm për vendet që synojnë të anëtarësohen, por në veçanti ka rëndësi kritike për tërë rajonin.

Çavuşoğlu shprehu shpresë që Shkupi të nis negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor.

Duke folur për marrëdhëniet dypalëshe, ministri turk tha se vëllimi i tregtisë midis dy vendeve rritet në mënyrë të rregullt dhe stabile, si dhe shtoi se është e nevojshme të jepen përpjekje edhe më tej për arritjen e synimir prej një miliardë dollarësh.

Ai rikujtoi se në Maqedoninë e Veriut gjenden rreth 100 firma turke, për të cilat tha se shumica janë ndër firmat më të fuqishme të Turqisë, ndërsa falënderoi vendin nikoqir për mbështetjen që u ofron firmave turke.

Lidhur me pajisjen e dhuruar për arkivat e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut nga ana e TIKA-s, Çavuşoğlu tha se digjitalizimi i arkivave është nevojë e sotit dhe paraqet mundësi për hulumtuesit.

Ai potencoi se realizimi i mbi 900 projekteve në Maqedoninë e Veriut nga TIKA tregon rëndësinë që i japin vendit në fushën e zhvillimit, ndërsa shtoi se agjencia turke ka realizuar projekte në vlerë prej 100 milionë dollarësh në tërë Maqedoninë e Veriut pa bërë asnjë dallim.

Shefi i diplomacisë turke deklaroi se edhe përmes Institutit Yunus Emre dhe Fondacionit Maarif të Turqisë duan t’i zhvillojnë lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Çavuşoğlu tha se në takim me homologun maqedonas kanë biseduar edhe mbi atë se çfarë mund të bëhet në luftën kundër terrorizmit dhe rikujtoi se dje mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të tentativës për grusht shteti të para tre viteve të orkestruar nga organizata terroriste FETO.

“Është e pamundur që ne si popull ta harrojmë mbështetjen dhe solidaritetin e Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj pas përpjekjes së pabesë për grusht shteti më 15 korrik. Megjithatë, organizata terroriste nuk ka krijuar fole vetëm në Turqi, por në mbi 160 vende. Maqedonia e Veriut është një prej tyre”, deklaroi Çavuşoğlu, duke shtuar se lufta kundër FETO-s nuk është e rëndësishme vetëm për Turqinë, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera ku vepron.

“Dhe kjo organizatë terroriste nuk është vetëm. Ajo merr mbështetje nga jashtë. Rrjedhimisht, ajo përbën kërcënim për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera mike. Disa vende që bëjnë shtypje, nesër nuk do t’i vijnë në ndihmë Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera mike kur të përballen me ndonjë vështirësi, por do të vijë Turqia. Pra, ne më duam të shohim hedhjen e hapave konkretë nga vendi mik i Maqedonisë së Veriut lidhur me FETO-n. Në vend të këtyre temave negative, ne duam të fokusohemi më shumë në agjendën pozitive që të avancojmë në nivel më të lartë bashkëpunimin tonë, miqësinë dhe solidaritetin”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Ai potencoi se edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan është i vendosur në këtë aspekt dhe njoftoi se brenda këtij viti së bashku me homologun e tij do të organizojnë vizitën e presidentit turk në Maqedoninë e Veriut.

– “Kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Serbinë edhe me Kosovën”

Në lidhje me pyetjen rreth asaj se Turqia pas cilës zgjidhje do të qëndroj në çështjen mes Serbisë dhe Kosovës dhe vallë Turqia do të mbështeste këmbimin e territoreve, kryediplomati turk tha se:

“Në takimet tona sot trajtuam edhe çështjet rajonale. Veçanërisht në lidhje me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, pikëpamjet e Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut plotësisht përputhen.”

Ai potencoi se janë për diplomaci, dialog dhe kompromis qoftë në politikë të brendshme e qoftë në çështjet mes shteteve, duke treguar se i vlerësojnë si pozitive dhe mbështesin hapat e Maqedonisë së Veriut në politikën e brendshme.

“Në lidhje me Serbinë dhe Turqinë, ne si Turqi do të mbështesim në cilindo qoftë marrëveshje që këto dy vende do të arrijnë. Një imponim i cili prej jashtë do të bëhet për të arritur ndonjë marrëveshje nuk përputhet me botëkuptimin e politikës sonë të jashtme. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Serbinë edhe me Kosovën”, tha ai duke treguar se qoftë presidenti Erdoğan, qoftë edhe ai në aspektin diplomatik janë duke kryer bisedime me homologët e tyre për të ulur tensionet.

“Fuqishëm do të mbështesim çdo lloj marrëveshje që të dyja vendet do të arrijnë”, theksoi Çavuşoğlu.

– FETO është vendosur në mbi 160 vende”

Çavuşoğlu, më tej tha se tradicionalisht kanë marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë e Veriut dhe se janë që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më shumë.

Ai theksoi se Turqia nuk ka strehuar në vendin e saj asnjë organizatë terroriste që është në kundërshtim me miqtë e saj dhe vendi i tij është shumë i ndjeshëm në këtë aspekt.

“Çështja e FETO-s nuk është vetëm problem i Maqedonisë së Veriut. Ky rrjet terrorist është vendosur në mbi 160 vende dhe pas saj ka mbështetje. Vende të ndryshme dhe inteligjenca e mbështesin. Shteteve u bëjnë presion që të mos hedhin hapa në lidhje me FETO-n. Ne e shohim edhe këtë” tha ai.

Ai tha se ato mes tyre këtë çështje e trajtojnë në një mënyrë shumë të sinqertë dhe se ka procese gjyqësore që vazhdojnë.

“Pritjet tona dihen, edhe presidentët kanë ndarë informacionet në lidhje me emrat në Sarajevë. Edhe ne biseduam mes nesh. Mund të them se jemi duke e trajtuar këtë proces në mënyrë të sinqertë. Për arsye të qasjes konstruktive dhe bashkëpunimit e falënderoj Nikollën dhe të gjithë zyratarët maqedonas” tha Çavuşoğlu.

Ai rikujtoi edhe mbylljen e versionit të shtypur të Zaman Maqedoni, gjë të cilën Çavuşoğlu e konsideroi një ndër hapat positive.

“Për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të përforcohet ky rrjet, në të kundërtën duhet të pastrohet ky rrjet nga Maqedonia e Veriut, gjë e cila është e ndjeshme dhe e rëndësishme për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe për të ardhmen e vendit”, tha ai.

– “Turqia ka qenë vend i cili në mënyrë më të fuqishme ka mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”

Çavuşoğlu në pyetjen e gazetarëve se rafitikimi i protokollit të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO është i kushtëzuar me mbylljen e strukturave të FETO-s në vend, tha se:

“Nuk duam të flasim mbi supozime. Maqedonia e Veriut është një vend mik për ne. Turqia ka qenë vend i cili në mënyrë më të fuqishme ka mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në këtë periudhë edhe Kuvendi i Turqisë ka ratifikuar. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është në rrjedhë. Gjithashtu ia përcolla mikut tim Nikollës se jemi të gatshëm nëse ka nevojë për të bërë diçka. Nuk është e drejtë që të flasim mbi supozime, por edhe pritjet janë të qarta. Për këtë punojmë së bashku. Në drejtim të këtij punimi duam të shikojmë hedhjen e hapave konkrete. Administrata e Maqedonisë së Veriut mike qartë i dinë pritjet tona në lidhje me këtë.”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet