Çani e largon nga studio mbesën e Derallës në stilin e Ramush Haradinajt

Mbesa e Mehmet Derallës, njëri prej protagonistëve të Lidhjes së Prizrenit dhe dikur ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit , ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë.

Moderatori i tha se ka vetëm një minutash të caktuar, për t’ia dedikuar asaj dhe filloi ta pyeste mbi incidentin që ndodhi në Prizren pak ditë më parë.

Ajo u ngrit e paftuar në podium dhe kryeministri Haradinaj i kërkoi të largohej. Mirëpo, edhe dje duket se ndodhi diçka e ngjashme.

Pasi i mbaruan minutat e caktuara ku ajo tha se nuk e pranon reagimin e Haradinajt, Çani i kërkoi të largohej ndërsa ajo po refuzonte pasi kishte akoma për të treguar mbi të shkuarën e saj.
Moderatori iu afrua dhe filloi t’i thoshte se i kanë mbaruar minutat dhe se tashmë po pret John Alite-n.

Para se të dilte, ajo u shpreh:

“Po dal se po ma kërkon me mirësjellje.”

Pasi mblodhi librat, ajo doli pa bërë fjalë, ndërsa krijoi atmosferën e incidentit me kryeministrin e Kosovës në Prizren.

Mirëpo e gjithë kjo ndodhi si skenarë i përgatitur nga Çani në bashkëpunim me mbesën e Derallës, e cila iu përgjigj me shumë qejf ku dhe tha se gjithmonë kishte dashur të bënte aktrim. Kjo e fundit shtoi: Le ta bëjmë, je të jetë kjo një mesazh për politikanët”.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet