Çalhanoğlu shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Milano

Klubi italian Milano shpalli mesfushorin turk Hakan Çalhanoğlu lojtarin e tyre më të vlefshëm të sezonit 2019-2020.

Skuadra e Serisë A e uroi lojtarin Çalhanoğlu në Twitter.

“Ju jeni lojtari i parë më i vlefshëm i Emirates në sezon”, thanë ata, duke përdorur emrin nga marrëveshja e sponsorizimit të linjës ajrore të klubit.

Çalhanoğlu, 26 vjeç, shënoi 11 gola dhe pati 9 asistime në 38 ndeshje për Milanin sezonin e kaluar.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet