Ca këshilla pa pare për Arbana Xharrën

Shkruan: Mirlind Behluli

E para, nuk eshte dynajeti, por Dijaneti dmth Drejtoria per Religjion e Turqise. Pra e thua gabim emrin e institucionit, per te cilin flet me aq kompetence. Diyaneti eshte themeluar nga Ataturku me synimin per interpretimin SEKULAR te Islamit. Keshille: lexo artikuj mbi Dijanetin si mjet i politikes se jashtme turke.

E dyta, TIKA nuk nderton xhami. Ajo restauron xhamite, tyrbet dhe te tjera objekte osmane sipas kerkesave te shteteve. Por ne Kosove, TIKA, qe eshte institucion i themeluar nga Presidenti Ozal, ka investuar ne shume sektore nga bletaria tek restaurimi i shkollave, investimet ne shendetesi, blegtori e bujqesi. Nga viti 2004 e deri me sot, TIKA ne Kosove i ka realizu mbi 700 projekte. Per me shume, TIKA jep ndihme zhvillimore per vendet ne zhvillim. Kosova eshte ne top dhjeteshen e vendeve qe perfitojne ndihme financiare nga TIKA. Keshille: lexoji raportet vjetore te TIKA-s.

E treta, nuk eshte Dagutoglu, por Davutoglu. Arbana po thote ne librin e tij, ndonese nuk e tregon se ne cilin liber, Davutoglu tregon politiken e Erdoganit per Ballkan. Ne librin e tij “Thellesia strategjike”, Davutoglu askund nuk e permend Erdoganin. Sepse Davutoglu nuk e lidh politiken e jashtme turke me emra te pervecem, por shperfaqe vizionin e tij dhe ndertimin institucional te nevojshem per Turqine. Keshille: lexoje artikullin “A Forward Looking Vision for the Balkans” te Davutoglut. E ke te perkthyer edhe ne shqip, meqe nuk besoj qe e kupton mjaftueshem anglishten. Qofsha i gabuar.

E katerta, para se te flasesh per politiken e jashtme turke lexo artikuj e libra nga keta emra: Davutoglu, Ibrahim Kalin, Kemal Kirisçi, Kerem Oktem, Richard Farr, Mustafa Aydın, Birgul Demirtas, Hasan Kösebalaban, Cengiz Günay, Berdal Aral etj.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE

Të ngjajshmet