Bushati: Kush je ti? Kush jeni ju?

Me sa duket, spektri politik i Kosoves, eshte ne nje loje ping pongu me njeri tjetrin, kur ne nje kohe paralelisht nje virus po luan me jeten e qytetareve. Halli i politikaneve duket se me ane te ping pongut, deshirojne te zbulojne pergjigjen e pyetjes kush je ti? Duke treguar muskujt po japin mesazhin tek rivali politik ,a e din se kush jam un?

• Pas mbajtjes se mbledhjes se Keshillit te Sigurisë së Kosovës, Presidenti ne nje konference te jashtzakonshme, pati propozuar krijimin e gjendjes se jashtezakonshme. Qeveria doli me nje reagim ndaj Presidentit Thaçi, duke mbajtur qendrim se nuk ka nevoje per gjendje te jashtezakonshme dhe se gjithcka ishte ne kontroll, dhe se eshte akoma heret per te marr nje vendim te till, duke e bere keshtu te ditur qe ne jemi ketu ata qe vendosim per vendin e ne menyre indirekte duke ja ber te ditur Presidentit se “kush je ti” qe deshiron ta luash te parin e vendit.

• Pas pak ditesh, Qeveria ne nje nate te vone te henes mbrema, merr vendim per kufizim te levizjes se lire te qytetareve, nje vendim ky, pothuajse i gjendjes se jashtzakonshke, por ne kohe akoma te zakonshme, qe u kundershtua menjehere nga ana e Presidentit te vendit, i cili ne nje konference te jashtzakonshme e cileson vendimin e Qeverisë si shkelje flagrante te kushtetutes të Republikës së Kosovës, duke dashur te ve ne theks, se nje vendim i tille mund te merret vetem nga ai, e gjithmone ne menyre indirekte, ja ben te ditur te parit te Qeverise se “kush je ti” që po e luan rolin e te parit te vendit, qe ve ne pah se gara ketu eshte se kush eshte i pari i vendit. Presidenti vazhdon fjalimin e tij duke i ftuar qytetaret dhe organet e rendit qe te mos e respektojne vendimin e marr nga Qeveria!

Në anën tjetër, akter tjerë opozitarë duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë se kësaj të hëne dramatike, e duke u rreshtuar ne nje forme krahas Presidentit, po mundohen të tregohen burrështetas duke arritur në një konkludim që sipas tyre Qeveria paska shkelur kushtetutën, gjë që të jep përshtypjen kinse këta së bashku me Presidentin janë vetë Gjykata Kushtetuese! Per vendimin e Qeverise, e shkelur kushtetuta apo jo, le te pergjigjet Gjykata Kushtetuese.

Ajo që është me të vërtetë shqetësuese në këtë situatë të krijuar, është fakti se e gjithë kjo lojë politike po bëhet në një kohë pandemie globale, ku numri i te prekurve ne Kosove ka shkuar ne 61 e 1 te vdekur e ku interesi shoqëror, shëndeti e mirëqenia e qytetarëve do duhej të ishin mbi gjitha. Ajo cfare ne qytetaret nuk po e dim, esht se kush jeni ju politikanet e ketij vendi? Me çfare te drejte ju, ne keso lloj krizash krijoni edhe kriza politike, e mbani inate duke dashur te zbuloni forcen tuaj politike e duke dashur te ja beni me dije kundershtarit tjeter politik, se un jam ky po kush je ti? Duke filluar nga pagat që ju merrni e deri tek shpenzimet tjera që bëni, ato janë të taksapaguesve të këtij vendi, e ne si qytetarë të këtij vendi, ju kemi sjellur në krye të vendit për të na shërbyer dhe aq më pak për të na rrezikuar shëndetin e jo më për të bër lojëra e kalkulime politike në kohë pandemie.

Shëndeti i qytetarëve do duhet të jet kryefjala dhe prioritet i vetëm dhe e përbashkëta e të gjithë juve në këtë kohë të vështirë.Vendimet dhe qëndrimet tuaja do duhen të jenë të unifikuara dhe jo të kundërta. Nuk eshte momenti e as koha e përçarjes por eshte koha e të qenurit te bashkuar, kunder armikut, virusit korona.

Te jeni te bindur se ky popull nuk e meriton këtë gjendje dhe shpresoj në një reflektim të menjëhershëm nga ana juaj, per te marr pergjegjesite qe ju takojne secilit ne kete situate, dhe te silleni te pjekur e te matur krahas gjendjes qe bashkarisht po e kalojme. Ju duhet te i sherbeni vendit e jo interesave personale!

Qytetaret duhen te e respektojne vendimin e fundit te Qeverise deri ne nje mase tjeter, te mbrohen duke mos dalur por duke qendruar ne shtepite e tyre. Lutem qe se bashku te e tejkalojme edhe kete sfide.

 

Shkruar nga Edi Bushati- Prizren


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE

Të ngjajshmet