Bundesliga do të hap stadiumet për tifozët

Bundesliga gjermane po mendon që sezonin e ri, 2020/2021, ta zhvillojë nën praninë e tifozëve.

Në Gjermani, sikurse në shumë vende të Evropës, kanë rikthyer futbollin, por pa praninë e tifozëve, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Mediet në Gjermani raportojnë se po diskutohet që sezoni i ri në Bundesligë të nis me praninë e tifozëve.

Kujtojmë që është vendosur që sezoni i ri në Bundesligë të fillojë më 17 shtator.

Masat pas hapjes së stadiumeve do të jenë të rrepta, ku do të lejohet një numër i kufizuar mbështetësish.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet