Vetëm përgjatë tre ditëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 10 mijë e 805 shtetas çka ka sjellë një fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Për shmangien e fluksit puna ka vijuar dhe do vijojë me kapacitet të plotë edhe në ditët në vazhdim.

Pushuesit që i drjetohen bregdetit shqiptar kanë krijuar një fluks të shtuar këtë të dielë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Me qëllim administrimin e situatës dhe shmangien e fluksit autoritetet e kufirit kanë shtuar numrin e sporteleve.

Puna do të vijojë të jetë me kapacitet të plotë, me pesë sportele si pasojë e lëvizjeve të shtuara jo vetëm në orët në vijim por edhe në ditët pasardhëse.

Ardhja e kaq shumë pushuesve në muajin gusht duket se do sjellë shpresë dhe një ndikim pozitiv edhe për operatorët turistikë në bregdetin tonë, të cilët si pasojë e pandemisë po kalojnë ditë të vështira.