Bugatti arrin shpejtësinë rekord mbi 490 km/h (VIDEO)

Pasi u bë i pari që theu barrierën 400 km/h me Veyron në vitin 2005 dhe më pas 430 km/h me Super Sportin në vitin 2010, Bugatti tashmë ka thyer një tjetër rekord sa i përket shpejtësisë.

Sipas revistës Top Gear të Britanisë, një prototip Chiron, i drejtuar nga Andy Wallace arriti shpejtësinë prej 304.77 mph ose 490.48 km/h në pistën e testimit të makinave të Volkswagen në Gjermani.

Bugatti modifikoi makinën e saj Chiron duke bashkëpunuar edhe me Dallara dhe Michelin.

Kompania modifikoi edhe trupin e makinës për të përmirësuar aerodinamikën.

Gomat gjithashtu u prodhuan ekskluzivisht nga Michelin për këtë makinë të cilat ishin të përforcuara për t’i bërë ballë kësaj shpejtësie jashtëzakonisht të lartë.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet