Brnabic flet edhe një herë për taksën, ja çfarë thotë këtë herë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka folur rreth taksës 100 përqind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe, duke thënë se nuk pret qajo të shfuqizohet shpejt.

Sipas saj, autoritet kosovare “nuk po mendojnë të veprojnë në mënyrë konstruktive”.
“Prishtina po përpiqet të ashpërsojë më tej situatën dhe të largohet nga dialogu,” ka thënë Brnabiq për mediat serbe.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme rreth taksës ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cili nuk po pranon të vazhdojnë bisedimet pa u hequr taksa.

Ai ka folur edhe rreth marrëveshjes mes dy vendeve, pa të cilën ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian (BE). /kp/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet