Britaniku Sam pranon Islamin në Turqi

“Toleranca dhe mirëkuptimi në Islam kanë ndikuar tek unë. Zëri i ezanit me jep një qetësi”, tha Sam Alexsander McIntosh pasi pranoi Islamin.

Sam Alexsander McIntosh (32) me origjinë britanike i cili jeton në rajonin Fethiye në Muğla të Turqisë ka pranuar fenë islame, transmeton Anadolu Agency (AA).

McIntosh, i cili jeton prej rreth 15 vitesh në rajonin Fethiye, aplikoi në myftininë e rajonit pasi vendosi të pranonte fenë islame dhe të bëhej musliman.

Në ceremoninë e zhvilluar nën drejtimin e myftiut, Kamil Oktay, McIntosh, u bë musliman pasi në prani të dëshmitarëve tha Kelime-i Shehadetin dhe vendosi emrin Sami.

Në një deklaratë McIntosh tha se është shumë i lumtur së është pjesë e kulturës turke që ka mësuar.

Më tej ai tha se ka shokë muslimanë jo vetën në Turqi por në edhe në shumë vende të botës. McIntosh tha se “Toleranca dhe mirëkuptimi në Islam kanë ndikuar tek unë. Zëri i ezanit me jep një qetësi. Shokët e mi muslimanë kanë ndarë me mua gjysmën e 5 lirave që kanë pasur në xhepin e tyre. Jam shumë i lumtur që u bëra musliman”.

Myftiu Oktay i dha Samiut çertifikatën e konvertimit dhe i dhuroi një libër fetar dhe një dhuratë.

Kategoritë
BotaLajme