Britania e Madhe në vitin 2021 kalon në sistemin e ri të migracionit

Britania e Madhe nga 1 janari i vitit 2021 do të kalojë në sistemin e ri të migracionit të bazuar në parimin e vlerësimit.

Britania e Madhe në vitin 2021 do të kalojë në sistemin e ri të migracioni që bazohet në parimin e vlerësimit me pikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Brendshme, Priti Patel deklaroi se sistemi i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. Patel thekson se ky është një vendim historik për vendin.

“Ne po i japim fund lëvizjes së lirë, duke rikthyer kontrollin e kufijve tanë për të përmbushur prioritetet e njerëzve duke futur sistemin e ri të migrimit në Britani të Madhe të bazuar në vlerësimet sipas pikëve, i cili do të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të migrantëve”, tha Patel.

Ajo shtoi se kjo do të forcojë ekonominë dhe komunitetet dhe do të tërheqë “më të mirët” nga të gjitha pjesët e botës, dhe kështu do të arrijë potencialin e plotë të vendit.

Sipas sistemit të ri, ata që duan të punojnë në Britani të Madhe do t’i nënshtrohen një sistemi të vlerësimit sipas pikëve sikur në Kanada dhe Australi.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet njohjes së gjuhës angleze, përgatitjes profesionale dhe nivelin e arsimimit. Të njëjtat kritere do të vlejnë edhe për qytetarët e Bashkimit Evropian (BE) dhe ata që nuk janë.

Përparësi do t’u jepet punëtorëve me kualifikim të lartë, përfshirë shkencëtarë, inxhinierë dhe akademikë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet