Britani: Emrat e heronjve të vendosura në shkolla u zëvendësuan me emrat e ndikuesve të rinj në botë

Britani: Emrat e heronjve të vendosura në shkolla u zëvendësuan me emrat e ndikuesve të rinj në botë transmeton Gazeta e Re.

Howden Junior School, në East Yorkshire, hodhi poshtë emrat e Sir Walter Raleigh, Admiral Nelson dhe Francis Drake, pastaj këshilli i studentëve të shkollës votoi për zëvendësimet.

Përveç aktivistes mjedisore Greta Thunberg dhe futbollistit Marcus Rashford, studentët zgjodhën edhe poeten amerikane Amanda Gorman, e cila lexoi një pjesë në inaugurimin e Joe Biden dhe aktivisten e të drejtave të njeriut Malala Yousafzai.

Drejtori i shkollës Lee Hill ndau lajmin në Twitter dhe e vlerësoi guximin e fëmijës që bëri një qëndrim.

“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer dhe krenar që e ndaj këtë. Jo vetëm për shkak të individëve që këshilli ynë i shkollës zgjodhi si përfaqësues të vlerave të komunitetit tonë shkollor ose artit të pabesueshëm nga artistja lokale Amy Smith, por për shkak të guximit të një fëmije që bëri një qëndrim.”, shkroi ai.

“Gjatë protestave të ‘Black Lives Matter’, unë mora një email pasionant dhe të guximshëm nga një ish-nxënëse.”

“Kjo nxënëse jo vetëm që më edukoi për historinë e tre emrave të klasave, që janë në faqen tonë të internetit, në sallën tonë dhe u quajtën si ambasadorë për shkollën tonë, por gjithashtu shpjegoi ndikimin e shikimit të këtyre figurave – të cilët kanë lidhje me skllavërinë, shtypjen dhe racizmin, gjatë kohës së saj që ishte në shkollë.”, tha ai.

Drejtori i shkollës vazhdon të shpjegojë se shkolla nuk kishte ‘arsye të qarta’ për t’i mbajtur emrat historikë dhe se askush nga nxënësit nuk dinin se kush ishin ata, pasi nuk ishin pjesë e kurrikulës.

Ai tha se studentët kishin zgjedhur emrat e rinj bazuar në veprimet e katër individëve dhe ndikimin e tyre në botë.

“Ne nuk e pranojmë racizmin ose ndonjë formë diskriminimi në shkollën tonë, por duke mos bërë asgjë, ne ishim duke i pranuar ato, përderisa i mbanim ato figura kudo. Ne po dërgonim mesazhe që ishin pjesë të kulturës sonë përmes mosveprimit tonë – ishte diçka sistematike dhe e pranueshme. Prandaj, e kishim atë përgjegjësi për të marrë masa kundrejt tyre.”, shtoi drejtori i shkollës.

“Francescës, dua t’i them faleminderit për guximin dhe qëndrimin për të qenë një model për komunitetin tonë shkollor dhe më gjerë. Për të treguar se secili zë ka rëndësi dhe se ne mund të bëjmë një ndryshim për mirë. Ju më keni mësuar më shumë nga sa mund ta imagjinoni.”, falënderoi ai.

Në tetor të vitit të kaluar, një shkollë në Bristol ndryshoi emrin e saj pas një votimi nga studentët dhe stafi.

Më parë ishte e njohur si ‘Shkolla e Vajzave të Colston-it’, sipas tregtarit të skllevërve Edward Colston. Ndërsa tani, shkolla njihet si ‘Shkolla e Mesme Montpelier’, që është në përpjekje për të krijuar identitetin e vet të plotë si shkollë./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme