Britani e Madhe, Johnson kryeson në garën për kryeministër

Në garën për kryeministrin e ri britanik, mbetën tre kandidatë të tjerë, kurse Boris Johnson vazhdon të udhëheqë bindshëm. Së bashku me të, në garë kanë mbetur sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt dhe sekretari i Mbrojtjes së Mjedisit, Michael Gove.

Johonson sot në raundin e katërt fitoi 157 nga 313 vota të mundshme të deputetëve të Partisë Konservatore. Gove fitoi 61, duke tejkaluar Huntin i cili deri më tani radhitej i dyti, i cili këtë herë mori 59 vota. Ministri i brendshëm Sayyid Javid, i cili ka marrë 34 vota, doli nga gara. Në votimin e dytë, që do të mbahet sot, do të përzgjidhen dy kandidatët e fundit, të cilët pastaj do të shkojnë në votimin me postë të të gjithë 160.000 anëtarëve të Partisë Konservatore nga e gjithë Britania e Madhe, transmeton AA.

Emri i fituesit do të shpallet në fund të korrikut, dhe ai do të zëvendësojë kryeministren Theresa May si drejtues i Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe udhëheqës i Partisë Konservatore.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet