Brexit pa marrëveshje, kompanitë paralajmërojnë rritje çmimi

Emra ndërkombëtarë paralajmërojnë rritje çmimesh dhe “ikje” të investimeve nga Britania e Madhe.

McDonald’s, KFC dhe Pret a Manger u janë bashkuar rrjeteve të supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar, duke paralajmëruar se largimi nga Bashkimi Europian do të rezultojë në ndërprerje të zinxhirit të tyre të furnizimit.

Në një letër dërguar ligjvënësve në Mbretërinë e Bashkuar, ato shprehen se mund të mos ruajnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ushqimit nëse Britania do të braktisë bllokun pa asnjë marrëvëshje për daljen e saj. Prania e një marrëveshje do të mbronte tregtinë me Europën.

Krahas prodhuesve “fast” të ushqimit, letra u nënshkrua edhe nga përfaqësues të shumë supermarketeve më të mëdha si dhe nga British Retail Consortium.

Mbretërisë së Bashkuar i kanë mbetur edhe 60 ditë për t’u larguar nga BE, ndërsa ligjvënësit kanë vendosur të hedhin poshtë marrëveshjen “e daljes” të negociuar nga Kryeministrja Theresa May. Kjo ka rritur shqetësimin e kompanive për një Brexit të çrregullt.

Furnizuesit e ushqimit paralajmërojnë se largimi nga Bashkimi Europian do të rrisë ndjeshëm kostot e importit dhe do të shtonte presion në rritjen e çmimeve të ushqimeve. Tarifat e reja mund të kenë një ndikim të madh tek fermerët britanikë. Kompanitë po magazinojnë mallrat e tyre, por shprehen se ka mungesë hapësirash për të gjitha mallrat.

Në deklaratën e dhënë nga një zëdhënës i kryeministres, rezulton se Mbretëria e Bashkuar ka një nivel të lartë të sigurisë së ushqimit të ndërtuar mbi një gamë të larmishme burimesh duke përfshirë prodhimin dhe importet.

Bizneset më të rëndësishme kanë bërë thirrje për një qartësim të situatës. Airbus tha javën e shkuar se do të ishte e detyruar të riorintojë investimet e ardhshme nëse Britania do të dalë nga Bashkimi Europian. Ford shprehet se mungesa e një marrëveshje do t’i kushtonte 800 milionë dollarë në vitin 2019. Sony gjithashtu ka deklaruar se do të lëvizë bazën ligjore në Europë nga Londra në Amsterdam për shkak të pasigurisë mbi Brexit. Firmat e shërbimeve financiare po lëvizin 1 trilion dollarë asete jashtë vendit.

Të martën e ardhshme, May do të kthehet në parlament për të folur rreth planit të saj Brexit “B”, ku pritet të ndeshet me kundërshime nga ligjvënësit.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet