“Braktiset” Gjykata e Prizrenit – qytetarët presin në rend, asnjë punonjës nuk është aty

Qytetarët shpesh herë hasin në vështirësi kur shkojnë nëpër institucione publike për të rregulluar ndonjë dokument, si pasojë e mos respektimit të orarit nga punonjësit e institucioneve.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Themelore në Prizren, është boshatisur nga punonjësit e saj.

Qytetarët që kanë shkuar për të tërhequr dokumentet nga kjo Gjykatë, nuk kanë gjetur asnjë punonjës aty.

Qytetarët kanë dërguar fotografi në Gazetën Insajderi.org, ku shihet se nuk ka asnjë punonjës në vendin e punës.

“Në Gjykaten e Prizrenit kam ardhur me tërheq një dokument. Edhe, 15 minuta ka kohë po nuk është askush këtu”, i ka shkruar një qytetar redaksisë së Insajderit.

Sipas këtyre qytetarëve ata nuk po dinë kujt t’i drejtohen për këtë papërgjegjësi të punonjësve.

“Në Gjykatën e Prizrenit nuk marrin parasysh se orari i pauzes është 12 deri 13, e këta e bëjnë pauzën në ora 11:30. Nuk ju intereson se a jemi edhe ne populli në punë. S’iu intereson se a na lejon neve privatniku me ardhë pas orës 13”, i ka shkruar një tjetër qytetarë redaksisë së Insajderit.

Kategoritë
LajmeVendi