BQK do të marr masa edhe ndaj dy bankave në Kosovë

Pas tërheqjes së licencave të dy institucioneve financiare që lëshonin kredi me norma astronomike të interesit, Banka Qendrore e Kosovës pritet të marr masa edhe ndaj dy bankave komerciale që operojnë në Kosovë.

Gazeta inFokus ka mësuar se “Raiffeisen Bank”, dhe “ProCredit bank”, do të jenë nën llupën e BQK-së për tarifat e lart të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Shumë shpejtë pritet të merren masa për ndryshimin e tarifave të shërbimeve të bankave. Qytetarët po dëmtohen me tarifat bllok të vendosura nga Raiffeisen Bank dhe ProCredit”, i ka thënë gazetës inFokus një zyrtarë i lartë i BQK-së.

Shërbimet e shtrenjta të bankave për hapje të llogarisë bankare, transferimet e parave, dhe shërbimet e ngjashme janë ngritur si shqetësim vazhdimisht nga qytetarët.

Vetëm hapja e një llogari bankare që shumë banka e ofrojnë pa pagesë në ProCredit kushton hiq më pak së 5 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa në bankën tjetër, në “Raiffeisen Bank” transferi i parave nga një llogari në tjetrën brenda kësaj banke kushton 1 euro.

Në çmimoren për shërbimet që ofron kjo bankë të hyrë në fuqi nga 23 tetori i këtij viti shihet se 5 euro i kushton klientëve edhe çdo tërheqje dhe deponim në bankomate të ProCredit Bank Kosovë me kartelë debiti.

Në ProCredit Bank 5 euro i kushton çdo kosovari edhe mbyllja e llogarisë rrjedhëse.

Edhe për shërbime tjera bankare qytetarëve u ndalen shuma të konsiderueshme nga mjetet e tyre nëse transferojnë, paguajnë apo kryejnë ndonjë shërbim tjetër bankar.

Viteve të fundit, ato janë shtrenjtuar me arsyetimin e udhëheqësve të institucioneve financiare se dëshirojnë ti motivojnë qytetarë dhe bizneset të përdorin teknologjitë online për këto shërbime.

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet