Bozkir filloi detyrën e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Volkan Bozkir, i cili filloi detyrën e kryetarit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se përgjatë gjithë detyrës do t’i japë rëndësi paqes dhe sigurisë dhe vazhdueshmërisë së zhvillimit.

Volkan Bozkir, i cili filloi detyrën e kryetarit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se përgjatë gjithë detyrës do t’i japë rëndësi paqes dhe sigurisë dhe vazhdueshmërisë së zhvillimit.

Ai filloi detyrën me një ceremoni të zhvilluar në Pallatin Çiragan në Stamboll.

Bozkir tha se zgjedhja për herë të parë në historinë e Kombeve të Bashkuara të një turku si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme është një burim i madh krenarie dhe shtoi: “Përgjatë gjithë detyrës do të përfaqësoj të gjitha vendet e Kombeve të Bashkuara. Për mua do të jenë të shumë të rëndësishme dhe të vyera pritshmëritë dhe opinioni i secilit grupi dhe vendi anëtar. Për këtë arsye mund të jeni të bindur se si kryetari i sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të ushtroj detyrën në përputhje me dëshirat dhe pritshmëritë e OKB-së dhe vendeve anëtare.

Ai theksoi se janë ballë për ballë problemeve serioze dhe urgjente për shkak të krizave njerëzore në vende të ndryshme të botës, përleshjeve që shkaktojnë shumë të vdekur, përfshi edhe koronavirusin e tipit të ri Covid-19.

“Këto probleme globale kanë nevojë për zgjidhje globale. Rruga më efektive për të gjetur zgjidhje kalon nga respektimi i plotë i parim të shumanshmërisë. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si një parlament i botës, është institucioni më i përshtatshëm për të udhëzuar përpjekjet tona të shumanshme. Për këtë arsye është një përgjegjësi shumë e madhe kryesimi i të gjitha vendeve anëtare. Unë jam i ndërgjegjshëm për këtë dhe do të bëj ç’është e mundur për të përmbushur këtë detyrë të rëndësishme të ngarkuar me një përgjegjësi të madhe”, tha kryetari i sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme,Volkan Bozkir.

Kategoritë
BotaLajme