Botohet monografia Arsimi në fshatrat: Hoqë e Qytetit, Poslisht, Billushë, Jeshkovë, Lybeqevë, Lez dhe Kushnin

Në 85 vjetorin e shkollës në fshatrat e Vërrinit të Prizrenit, u botua monografia “Arsimi në Vërri” të Prizrenit, e autorit Çerkin Bytyçi. Vërrini që shtrihet  në të majtë   të Lumëbardhit të Prizrenit ngërthen në vete fshatrat: Hoqë e Qytetit, Poslisht, Billushë, Jeshkovë, Lybeqevë, Lez dhe Kushnin.

Libri është i ndarë në kapituj dhe në fillim flitet për Trevën e Vërinit, jepen data të sakta të lështësisë së kësaj trevë ndërsa specifikohet se pozita gjeografike e Vërrinit, ndikimi i pushtuesve, kurbeti ndikuan që në këtë trevë arsimi të ngec. “Madje edhe mejtepet e viteve 1920 e më vonë, u penguan dhe mbi mësimdhënësit e mësimit fetar imamët ë respektuar të kësaj ane zhvillohej trysni për ta zhvilluar mësimin në gjuhët e huaja” thuhet në libër.

Në pjesën “Vërrinasit të etur për dituri” autori gjen se  tradita e shkollave në trevën e Vërrinit të Prizrenit zë fill nga koha e organizimit të mësimeve fetare në xhami, të iniciuar nga imamët e fshatrave. “Deri në vitin 1917, as që mund të flitej për ndonjë formë të organizuar të mësimit përveç mësimeve fetare që organizoheshin në xhami. Në këtë kohë filloi zgjerimi i veprimtarive, por shkollimi nuk ishte i detyruar” shkruan autorit.

Në vitet 1918-1941 regjimi i kohës jo vetëm nuk lejoi  shkollimin e shqiptarëve por ndaloi edhe çdo veprimtari  që mëtonte përhapjen e alfabetit. Pas vitit 1925 në shkollat e Vërrinit bojkotohen mësimdhënësit serb ndërsa klasat  mësimore më mësim në gjuhën serbe por nuk ishte fare tërheqës për banorët. Në vitin 1942 filloi mësimi zyrtar në gjuhën shqipe me mësuesin Qamil Graceni nga Shqipëria.

Në vazhdim monografi a është e pasur me dokumente, fotografi procesverbale  telegrame e dokumente të tjera.  NË ballinë të librit është telegrami i kryepleqve të fshatrave dërguar Mbretërisë Shqiptare në Tiranë, më 13 maj 1943 me të cilin kërkohet rikthimi mësuesit Qamil Graceni nga Elbasani në shkollën e Hoqës së Qytetit.

Në kapituj të veçantë autori shkruan për arsimin në secilin fshat të Vërrinit ndërsa libri përmbyllet e emrat e të gjithë mësimdhënësve të deritashëm në shkollat e fshatrave të Vërrinit. Libri i botua pas një pune të gjatë hulumtuese të autorit Çerkin Bytyçi. /Gazetaere.com/

monigrafia

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet