Bosnje – Vritet vrasësi serik, Edin Gaçiq

Ministria e Brendshëm e Kantonit të Sarajevës përmes një komunikate për media ka njoftuar opinionin për vrasjen e vrasësit serik, Edin Gaçiq.


Sot gjatë një konference për media, Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto, Ministri i Brendshëm, Admir Katica dhe Togeri i Policisë së Sarajevës, Mevludin Haliloviq kanë njoftuar që Edin Gaçiq, një vrasës serik i shumë kërkuar është ekzekutuar pas një operacioni të suksesshëm policor, raporton Al Jazeera, përcjell Gazeta e Re.

“Kur kemi marrë informacionin e saktë për vendndodhjen e vrasësit, kemi pasur dyshime që ai mund të arratisej prandaj kemi zhvilluar një operacion-flash, kur kemi arritur në shtëpinë e tij, Gaçiq nuk ka pranuar që të dorëzohet andaj dhe është kundërpërgjigjur me armë zjarri, dhe pas një përleshjeje të shkurtër ai është ekzekutuar nga njësit policor”, ka theksuar Katica.
Në operacion ka mbetur të plagosur një polic.

Ndryshe, Edin Gaçiq kishe vrarë disa persona në mesin e tyre edhe nenën vet. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burgim ku pas 15 vjet burgim në vitin 2017 u lirua. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet