Boris Johnson, Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe është me prejardhje turke

Nga nesër Boris Johnson, do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Por cili është profili i tij? Ne në gazetaere.com ju sjellim disa informacione në lidhje me jetën e tij private dhe hyrjen në politikë.

55 vjeçari, Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka lindur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara në vitin 1964. Ka përfunduar Shkollën Evropiane në Bruksel dhe më pas ka kryer studimet në Universitetin e Oksfordit.

Ajo se çfarë është më interesante se Boris ka një prejardhje turke, stërgjyshi i tij është Ali Kemal, ministri i fundit i brendshëm i Perandorisë Osmane i cili pas shpërbërjes së perandorisë u shpërngul në Londër ku u martua me një vajzë angleze me emrin Wilfred Burn nga e cila u lind Osman Kemal, gjyshi i Boris. Ai mori nënshtetësinë angleze dhe e ndërroi mbiemrin në Johnson.

Boris Johnson shpesh ka realizuar vizita private në Turqi ku ai ka tentuar të gjejë pjesëtarët të tjerë të familjes së tij.

Boris është njohës i gjuhës turke.

Duke zhvilluar një personalitet eksentrik, Boris u bë shumë i njohur.

Jeta politike e Johnson ka nisur në vitin 2001 ku u zgjodh deputet, ndërsa deri më sot ka shërbyer edhe si kryebashkiak i Londrës dhe Ministër i Jashtëm.

Në vitin 2005, kur David Cameron u zgjodh udhëheqës i Partisë Konservatore, Johnson mori postin si ministër i arsimit të lartë. Në vitin 2008 ai u zgjodh si kryebashkiak i Londrës. Me anë të reformave të shpresëdhënëse për qytetin ia doli të rizgjidhej edhe një herë në krye të kryeqytetit britanik në 2013.

Në lidhje me Brexit, në fillim të 2016 ai tha se Britania do të kishte një të ardhme më të mirë jashtë BE. Theresa May e caktoi atë si sekretar të shtetit për punët e jashtme. Ky vendim nuk u prit mirë nga liderët e huaj. Si sekretar i jashtëm, Johnson punoi për të bindur botën që Brexit nuk do të thoshte se Britania e Madhe  po ndahej nga pjesa tjetër e globit. Në korrik të 2018 ai dha dorëheqjen nga ky post.

Ndryshe, Johnson njehet si një kundërshtar i fortë i margjinalizimit të homoseksualeve. Ai “LGBT-në” e konsideron si një projekt me qëllime të errëta dhe të dëmshëm për të ardhmen  e njerëzimit. Këtë shpesh ka theksuar në konferenca për media.

Jeta private e Johnson ka qenë e trazuar.

Ai është martuar dhe ndarë dy herë, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore që kishte.

Edhe pse i molepsur me skandale, Boris Johnson ka ditur të “luaj” duke mos e kompromentuar pozitën e tij politike. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaKurioziteteLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet