‘Bomba’ e ditës, Cristiano Ronaldo i ofrohet Barcelonës

Cristiano Ronaldo thuhet se i është ofruar Barcelonës, pasi Juventusi synon të ulë faturën e tyre të pagave gjigande, të cilat kryesohen nga portugezi.

Me kampionët e Serisë A të goditur fuqishëm financiarisht nga pandemia e Covid-19, klubi po kërkon të heqë qafe kontratat e larta.

Kështu, ylli portugez, Ronaldo, thuhet se është i pari në listën e largimeve, pasi paga e tij është dukshme më e madhja.

Është gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, i cili ka dhënë këtë lajm të largimit të Ronaldos nga Juventusi.

Sipas Balague, ish-ylli i Real Madridit i është ofruar shumë skuadrave evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.

“Juventus dëshiron të heqë qafe pagën e tij, ai është ofruar kudo përfshirë edhe te Barcelona”, ka thënë ndër tjerash Balague.

Ndryshe, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i Juventusit gjatë sezonit të fundit me 35 gola në të gjitha garat

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet