Bohet horr Lutfi Haziri, nuk e njeh Edon Zhegrovën, përqeshje masive e komentuesve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka tentuar t’i përkrahë futbollistët e kombëtarës së Kosovës në mbrëmjen e sotme ndaj Anglisë, shkruan Gazeta e Re.

Haziri në rrjetin e tij social, Facebook, ka publikuar një fotografi me lojtarin kosovar, Edon Zhegrovën, por të cilit i ngatërron emrin me lojtarin tjetër, Mërgim Vojvoden.

#ForcaKosove #ForcaZhegrova💪💪Ju jeni vet historia, jemi me ju sonte dhe deri në fund!

Publiée par Lutfi Haziri sur Mardi 10 septembre 2019

“”ForcaKosova #ForcaVojvoda. Ju jeni vet historia, jemi me ju sonte dhe deri në fund”, ka shkruar Haziri.

E të shpejtë kanë qenë komentuesit të cilët i tregojnë se lojtari me të cilin ka bërë fotografi, nuk është Vojvoda. Ai më pas, e ka përmirësuar gabimin e tij por pas 4 tentimeve. Haziri në facebook ka edituar 4 herë postimin deri sa ka arritur në cak.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet