Bogujevci: Hoti nuk dha përgjigje konkrete në Komisionin për të pagjeturit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se nuk kanë marrë sqarim nga kryeministri Avdullah Hoti sa i përketë dialogimit me Serbinë për çështjen e personave të pagjetur.

“Tani sapo dolëm prej Komisionit për personat e pagjeturë, ku po raportonte kryeministri Avdullah Hoti dhe kabineti qeveritar. Ideja e takimit ka për temë që të marrim sa ma shumë të dhëna sa i përketë punës që është bërë për çështjen e personave të pagjetur dhe trajtimit që po bëhet nga Qveria për këtë. Ne ende mbetemi rreth trajtimit te temes, kemi kerkuar më shumë sqarime nga Hoti, deri më tani nuk kemi marr pergjigje konkrete”, tha Bugujevci.

Kategoritë
LajmeVendi