Biznesmeni turk padit aksionerin e Air Albania për vjedhjen e 3.5 mln dollarëve

Aksioneri mazhoritar i Air Albania dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, do të përballet me një proces gjyqësor në Turqi pasi dyshohet se se ka mashtruar për një shumë të madhe parash biznesmenim e njohur turk, Adnan Polat.

Polat i njohur si bosi i skuadrës së futbollit Gallatasaraj ka dorëzuar në Prokurorinë e Stambollit një kallëzim penal në emër të kompanisë së tij “Grupi Polat”, ku pretendon se kishte rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte, por Idrizi e ka mashtruar duke i marrë 3.5 milionë USD.

Gazeta e njohur turke Milliyet, shkruan se Idrizi njihej me Adnan Polat për shkak aktiviteteve të përbashkëta në futboll. Gjatë kontakteve mes tyre, Idrizi i kishte propozuar biznesmenit turk blerjen e një kompanie të quajtur “Global Fluids International” , e cila siguronte fitime të majme në tregun shqiptar dhe nëse do Polat donte ta blinte, ai mund të negocionte për të.

Sipas asaj që Polat ka shprehur në padi, Idrizi i ka thënë biznesmenit turk se kompania kushtonte 17 milion dollar, por paraprakisht duhej paguar një kapar prej 3.5 milion dollarësh dhe nëse shitja nuk realizohej, Polatit do t’i ktheheshin mbrapsht 3.5 milion dollarët.

Në nëntor të vitit 2016, Adnan Polat, ka firmosur marrëveshjen paraprake, dhe i ka kaluar paratë dorazi sipas asaj që kërkoi Idrizi.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Sabah”, disa kohë më vonë, Idrizi e telefonoi Adnan Polatin duke i thënë se në Shqipëri në vitin 2017 kishte zgjedhje dhe se operacioni i blerjes së kompanisë do të finalizohej pas zgjedhjeve. Sipas padisë, Polati e ka pranuar këtë shtyrje.

Pas zgjedhjeve, Polati kontaktoi sërish me Sinan Idrizin dhe e pyeti për operacionin e blerjes së kompanisë, por ai i tha se blerja finale nuk mund të kryhej më.

Kështu, Polat i ka kërkuar Idrizit anulimin e marrëveshjes paraprake dhe kthimit të kaparit prej 3.5 milion euro. Por, sipas biznesmenit turk, Idrizi ka gjetur një mori arsyetimesh për të mos ia kthyer mbrapsht paratë dhe i ndjerë i mashtruar, Adnan Polat i është drejtuar prokurorisë së Stambollit duke e paditur atë për mashtrim

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet