Bitcoin rritet në 250.000 dollarë?

Miliarderi Tim Draper edhe më tej beson se valuta digjitale deri në vitin 2022 do të arrijë vlerën 250.000 dollarë.

Siç thotë, ai pret që bitcoin vitin e ardhshëm do të jetë më i madh “se interneti”, transmeton KosovaPress.

Ky entuziast është i njohur për investimet e tij në Tesla, Skype, Hotmail dhe shumë të tjera.

“Do të jetë shumë e madhe. Më herët e kam paralajmëruar këtë dhe vazhdoj të mbaj këtë qëndrim – bitcoin do të vlejë 250.000 dollarë deri në vitin 2022”, tha ai.

Tim ka pësuar mjaft humbje pas bankrotit të platformës për tregti me valuta digjitale Mt. Gox. Por, ai vazhdon të besojë se e ardhmja e valutave digjitale do të jetë e mirë, sidomos blockchain.

“Blockchain do të jetë më i madh se sa interneti. Industria që do të ndryshojë këtë janë financimet, përfshirë tregtinë, bankat, sigurimet dhe patundshmëritë. Do të zgjerohet edhe në medicinë dhe mbrojtje shëndetësore…industritë do të ndryshojnë për shkak të marrëveshjeve të mençura”, shprehet ai.

Për më tepër, ai beson se blockchain dhe valutat digjitale do të detyrojnë qeveritë dhe kompanitë në mbarë botën që të konkurrojnë për ofrimin e shërbimeve, si sigurimi shëndetësor dhe mbrojtja sociale, për çdo individ kudo në botë.

Ndryshe, blockchain, fillimisht zinxhir bllok, është një listë në rritje e vazhdueshme e të dhënave, të quajtur blloqe, të cilat janë të lidhura dhe të siguruara duke përdorur kriptografi. Çdo bllok zakonisht përmban një tregues hash si një lidhje me një bllok të mëparshëm, një kohë dhe të dhënat e transaksionit.

Shqyrtimi i Biznesit i Harvardit e cilëson atë si “një libër të hapur dhe të shpërndarë që mund të regjistrojë transaksionet midis dy palëve në mënyrë efikase dhe në një mënyrë të verifikuar, dhe të përhershme”.

Për përdorim si një libër të shpërndarë, një blockchain zakonisht menaxhohet nga një rrjet peer-to-peer që bashkërisht i përmbahet një protokolli për validimin e blloqeve të reja. Pasi të regjistrohen, të dhënat në çdo bllok të dhënë nuk mund të ndryshohen në mënyrë retroaktive pa ndryshimin e të gjitha blloqeve të mëvonshme, që kërkon bashkëpunim të shumicës së rrjetit.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet