‘Bisha’ e re franceze me 1.360 kuaj fuqi

Prodhuesi francez DS, një anëtar i Grupit PSA, prezantoi vizionin e tij për veturën e së ardhmes në panairin e veturave në Pekin.

DS X E-Tense është një vizion francez i veturës së vitit 2035, me dy motorë elektrikë që japin 1.360 kuaj fuqi në një regjim garash të veçanta, ndërsa 544 kuaj fuqi do të jenë në dispozicion për veturën standarde, transmeton KosovaPress.

Modeli i ri ka një kabinë fleksibile që mund të përshtatet për dy pasagjerë.

Elementet e dizajnit X E-Tense do të paraqiten në modelet e reja DS, përfshirë DS 3 Sportback të planifikuar për fundin e këtij viti, si dhe DS 7 Crossback SUV, i cili do të ketë gati 300 kuaj fuqi.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet