Bisedë zemrash me Fatmir Mujën

Sot në hapësirat e Xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren është realizuar bashkëbisedim me poetin e njohur kosovar Fatmir Muja, njofton Gazeta e Re.

Eventi është realizuar në kuadër të festivalit “SelamFest” e cila ka filluar dje dhe do të zgjas deri më 7 korrik.

Ne bashkëbisedimin e quajtur “Bisede zemrash” Muja ka trajtuar tema nga më të ndryshmit ku janë kyçur edhe mysafirët.

Fatmir Muja është poet dhe producent i njohur artistik, me veprimtari në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

Ndryshe, me inicimin e Shoqatës “Arasta” dhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit më 5 Korrik në Prizren me moton “Paqja fillo me ty”, ka filluar edicioni i I-rë e festivalit “SelamFest”, në këtë festival sivjet do të trajtohet tema Selam/Paqe.

Në kuadër të edicionit të parë të “SelamFest”-it është paraparë të zhvillohen një sërë aktivitetesh nga fusha shkencore, kulturore, artistike dhe argëtuese.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet