BIRK merr përsipër mjekimin e Taunita Hoxhës

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, në orën 15:30, është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila u aksidentua ditë më parë në Prishtinë.

Dërgimi i saj u bë me avion të veçantë dhe do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”. Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Kryesia e BIRK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë znj. Tuainta Hoxha, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet