BIK: Çmimi për një Kurban do të jetë 120 euro

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe këtë vit do të vazhdojë traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve me gjendje të rëndë materiale.

BIK bën të ditur se kryesia ka vendosur që çmimi për një Kurban do të jetë 120 euro.

Po ashtu në njoftim theksohet se si mund të bëhet porosia dhe si mund të bëhet pagesa.

“Një sasi e konsideruar e mishit të kurbanit do t’u ndahet edhe qytetarëve me gjendje të rëndë ekonomike, jetimëve dhe personave me aftësi të kufizuara”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet