Bie shi gjatë fjalimit, dukesha Meghan i mbanë çadrën princit Harry (FOTO)

Çifti më i përfolur mbretëror, princi Harry dhe bashkëshortja e tij dukesha Meghan Markle, sapo kanë filluar udhëtimin e tyre të parë së bashku rreth botës.

Vetëm dy ditë më parë ata njoftuan se do të bëhen prindër për herë të parë, e së fundi e kanë dëshmuar edhe kujdesin që ata tregojnë për njëri tjetrin.

Për momentin janë duke qëndruar në Dubbo, Australia, ku princi kishte për të bërë edhe një fjalim.

Gjatë fjalimit filloi të binte shi dhe Meghan ishte ajo që i mbajti çadrën atij deri sa përfundoi.

Harry e shikoi dhe i buzëqeshi disa herë, gjë që bëri të bëhen pjesë e çdo medie.

Ndryshe, princi Harry dhe Meghan u njoftuan përmes shoqes të kësaj të fundit, derisa gjatë muajit maj e kurorëzuan dashurinë e tyre me nje dasmë madhështore.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet