Bie niveli i ujit në liqenet prej nga furnizohen një pjesë e madhe e Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton se niveli i ujit në liqenin akumulues sipërfaqësorë Badoc sot është minus 6.70 metra nga kuota maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 5.65 metra nga kuota maksimale.

KUR Prishtina bënë thirrje që të ruhen liqenet si burimet më të shenjta që janë për furnizim me ujë.

“Ne, varemi nga këto burime.

Këto burime ujore janë pasuria jonë!

Andaj, të kujdesemi pa kusht për mbrojtjen e tyre!”, thuhet në njoftimin e KUR Prishtina.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet