Bie ‘Instagrami’, përdoruesit të shqetësuar

Instagram ka rënë për shumë përdorues në mbarë botën. Aplikacioni më i kërkuar i momentit nuk mund të aksesohet, duke krijuar shqetësim dhe pakënaqësi te përdoruesit.

Sipas “Down Detector”, Instagrami ka probleme sidomos në Europë, Australi dhe në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njerëzit po shprehin shqetësimin e tyre në ‘Twitter’. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë problem.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet