Bie inflacioni në Turqi, vlerësohet lira

Norma e inflacionit në Turqi pësoi një rënie të lehtë në dhjetor 2018, muajin e dytë në vazhdim, falë uljes së taksave dhe çmimeve më të ulëta të mallrave të konsumit.

Instituti Statistikor i Turqisë njoftoi sot se indeksi i çmimeve të konsumit ishte në 20.3 për qind në dhjetor, 0.4 për qind më pak se nëntori, njofton AP.

Inflacioni në Turqi arriti nivelin më të lartë në tetor të vitit të kaluar në 15 vjetët e fundit prej 25.2 për qind, para se të binte në 21.6 për qind në nëntor.

Lira turke regjistroi një rënie të mprehtë nga shqetësimet e investitorëve mbi mosmarrëveshjet diplomatike dhe tregtare midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-në, masat e ndërmora nga presidenti Erdogan dhe një rritje e konsiderueshme në normën e interesit të referencës ndihmuan në ringjalljen e lirës turke në muajt e fundit, transmeton kp.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet