Biden zbulon ekipin e ekspertëve për pandeminë COVID-19 para inaugurimit të tij

“Ky grup do të këshillojë për planet e hollësishme të ndërtuara në bazë të shkencës dhe do të mbajë keqardhje, ndjeshmëri dhe kujdes për çdo amerikan në palcë”, tha Biden

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, ka njoftuar grupin e formuar të ekpertëve të shëndetit publik që do ta këshillojnë atë mbi mënyrën më të mirë për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky grup do të këshillojë për planet e hollësishme të ndërtuara në bazë të shkencës dhe do të mbajë keqardhje, ndjeshmëri dhe kujdes për çdo amerikan në palcë”, tha Biden gjatë një konference për media.

Biden theksoi se tani është koha të lihet mënjanë “partizaniteti dhe retorika që është krijuar për të demonizuar njëri-tjetrin”, si dhe t’i jepet fund “politizimit të hapave themelore të besuara të shëndetit publik, si mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror”.

Biden tha se përpjekjet e tij do t’i japin përparësi komuniteteve që janë prekur më rëndë nga COVID-19, përfshirë afro-amerikanët, latinët dhe amerikanët vendas.

Ekipi i ekspertëve do të drejtohet nga tre bashkë-kryetarë, Dr. David Kessler, Vivek Murthy dhe Marcella Nunez-Smith. Kessler më parë drejtoi Administratën e Ushqimit dhe Barnave, Murthy është ish-gjeneral kirurg, ndërsa Nunez-Smith është profesoreshë e asociuar e mjekësisë së brendshme në Universitetin Yale.

Grupi po ashtu do të përbëhet nga ish-drejtori i Autoritetit të Hulumtimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor, Rick Bright, i cili pretendon se paralajmërimet e tij të hershme mbi pandeminë nuk u konsideruan nga administrata e Trump-it.

Shpëthimi i pandemisë në SHBA vazhdon të përkeqësohet me raste të konfirmuara ditore që tejkalojnë shifrën 100 mijë që nga java e kaluar.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pothuajse 10 milionë persona kanë kontraktuar koronavirusin në SHBA dhe gati 238 mijë kanë vdekur.

Kategoritë
BotaLajme