Biden premton përfshirjen e muslimanëve në administratë

“Si president, do të punoj me ju për të hequr helmin e urrejtjes nga shoqëria jonë, për të nderuar kontributin tuaj dhe për të kërkuar idetë tuaja”, tha Biden në një video-mesazh.

Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden premton se nëse zgjidhet muslimanët do të përfshihen në çdo aspekt social dhe politik në administratën e tij si dhe për të shfuqizuar të ashtuquajturin “ndalimi musliman” të presidentit Donald Trump.

“Si president, do të punoj me ju për të hequr helmin e urrejtjes nga shoqëria jonë, për të nderuar kontributin tuaj dhe për të kërkuar idetë tuaja”, tha Biden në një video-mesazh për organizatën e të drejtave civile Avokatët e Muslimanëve.

“Administrata ime do të duket si Amerika, me amerikanët muslimanë që shërbejnë në çdo nivel”, tha ai.

Ish-zëvendëspresidenti nëse zgjidhet po ashtu premtoi se do të shfuqizojë të ashtuquajturin “ndalim musliman” të Trumpit, në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump vendosi një ndalim udhëtimi për disa vende me shumicë muslimane përmes një serie urdhrash ekzekutive që ai nënshkroi nga janari deri në mars të vitit 2017, të cilat u referuan si “Ndalimi i muslimanëve”.

Gjatë fushatës së tij në dhjetor të vitit 2015, Trump po ashtu bëri thirrje për “një mbyllje totale dhe të plotë të muslimanëve që hynin në SHBA”, menjëherë pas të shtënave në San Bernardino të Kalifornisë ku pretendohet se u kryen nga një çift, njëra prej të cilave ishte femër pakistaneze.

Biden po ashtu premtoi të shtynte ligjvënësit dhe qeverinë për legjislacionin për të luftuar krimet e urrejtjes në SHBA.

“Në vend që të shërohemi, ne po copëtohemi dhe unë refuzoj atë të ndodhë. Ne kemi një të ardhme shumë të ndritur për ta lënë atë të mbytet në brigjet e zemërimit dhe ndarjes”, tha ai.

Faqja e fushatës së Bidenit kushtuar muslimanëve premton se do të urdhërojë Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve të përqendrojë burime shtesë për të luftuar krimet e urrejtjes të bazuara në fe.

“Muslimano-amerikanët janë një pjesë e larmishme, e gjallë e SHBA-ve duke dhënë kontribut të paçmueshëm kulturor dhe ekonomik për komunitetet në të gjithë vendin. Por, ata gjithashtu përballen me sfida dhe kërcënime të vërteta në shoqërinë tonë, përfshirë dhunën e motivuar raciste dhe Islamofobinë”, tha ai.

Biden gjithashtu synon të investojë në lëvizjen ekonomike muslimano-amerikane duke rritur pagën minimale federale në 15 dollarë në orë, duke forcuar sindikatat e sektorit publik dhe privat dhe duke adresuar hendekun e pagave.

Ai gjithashtu e quan veten një aleat të vendosur të Izraelit dhe mbron mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-ve për vendin e Lindjes së Mesme pavarësisht shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve dhe vendbanimeve të paligjshme në vazhdim në territorin e Bregut Perëndimor nën okupim.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet