Biden, gjithçka nga e para, ja tjetërsimi që i bëri zyrës pasi u zyrtarizua president i SHBA-ve

20 janari 2021 shënoi një ditë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Demokrati, Joe Biden, u zgjodh president i 46-ë i SHBA-ve duke i zënë vendin në këtë detyrë, republikanit Donald Trump.

Menjëherë pas vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, vërehet re një ridizejnim i zyrës së Presidentit.

BBC raporton se në zyrën e re, Biden ka vendosur buste, portrete e fotografi të veçanta.

Në mes të fotove, është dhe ajo e djalit të tij, që ndërroi jetë nga kanceri.

Gjithashtu vihet re flamuri amerikan, busti i Cesar Chavez, flamuri i vulës presidenciale, piktura e Benjamin Franklin-t dhe busti i Harry Truman.

Kategoritë
BotaLajme