Biden e quan tjetër shpresë vaksinën e dytë, por apelon të mbahen ende maskat

Joe Biden i cili u zgjodh president i SHBA’ve ka reaguar pas lajmit se vaksina anti-koronavirus nga kompania amerikane ‘Moderna’, doli 95% efektive

Biden tha se ky lajm na bën të kemi edhe më shumë shpresa në luftë ndaj pandemisë.

Por sipas tij, për këtë vaksinë të dytë vlejnë të njëjtat rrethana si për të parën.

‘’Lajmet e sotme për vaksinën e dytë janë një arsye më tepër për t’u ndjerë plot shpresë. Ajo çfarë vlente për vaksinën e parë, do vlej edhe për të dytën: ne jemi me muaj larg. Deri atëherë amerikanët duhet të vazhdojnë me distancë sociale dhe të mbajnë maskën për ta vendosur virusin nën kontroll’’, tha Biden.

Kategoritë
BotaLajme