Beteja deri në vdekje e qenushëve me kobrën për të shpëtuar vogëlushen (Video)

Dy qenë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke u përpjekur të ndalin një kobra që të hyjnë në shtëpinë e të zotit, ku po flinte vogëlushja 1-vjeçare.

Vajza e vogël Skye ishte duke fjetur në shtëpi në qytetin e Kidapawan në Filipine kur gjarpri vdekjeprurës hyri në oborr.

Sapo e vërejnë, të dy qentë e shtëpisë, fillimisht i bardhi Moxie dhe më pas edhe Miley fillojnë ta largojnë sa më shumë nga lodrat e vogëlushes dhe vendi ku po flinte 1-vjeçarja.

Pas dy minutash betejë, gjarpri ndalon së lëvizuri dhe ngordh.

Po ashtu, edhe njëri prej qenushëve, Miley, vdes pas kafshimit të gjarprit. Ndërsa, Moxie mbijetoi por ka mbetur i verbër pasi helmi i kobrës preku sytë e tij.

Babai i vogëlushes tha se nuk mund të falënderonte mjaftueshëm të dy qentë e tij.

Ai tha se ishte në punë së bashku me gruan e tij në kohën kur ka ndodhur ngjarja, por në shtëpi gjendej dadoja e cila ka rrëfyer gjithçka kur ata janë kthyer.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet