Bërnabiç kërkon shtyerjen e zgjedhjeve brenda kornizës kushtetuese

Kryeminstrja e Serbisë kërkoi që zgjedhjet të jenë në afatin e fundit që lejon ligji.

Kryeminstrja e Serbisë Ana Bërnabiç sot deklaroi se personailsht ka kërkuar nga presidenti Alaksandar Vuçiç që data e zgjedhjeve të prolongohet maksimalisht, por brenda kornizës kushtetuese, gjë për të cilën presidenti ishte kundër por pranoi shqyrtimin e kërkesës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bërnabiç në një konferencë për gazetarët tha se për Partinë Progresive serbe në pushtet dhe qytetarët e saj më mirë do të ishte që zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe lokale të mbahen sa më shpejtë, por se duan t’i përshtaten kërkesës së një pjese të opozitës dhe euro-deputetëve.

Bërnabiç tha se shpallja e zgjedhjeve është e drejtë eksluzive e presidentit të Serbisë dhe se nga ai ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve si një shenjë e vullnetit të mirë ndaj opozitës, por se nuk beson se do të plotësohet kërkesa e saj për prolongimin e zgjedhjeve për nëntë muaj nga afati i paraparë.

“Mua nga biseda që pata me presidentin nuk më duket se ai është i gatshëm të komprometojë Kushteutën dhe ligjet. Nuk besoj se do të ketë shtyrje prej nëntë muajash”, ka thënë Bërnabiç.

Ajo tha se që nga fillimi i dialogut ndërpartiak me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, qeveria e Serbisë bën atë që kanë kërkuar partnerët dhe opozita dhe se nga 17 rekomandimet e dala nga dialogu janë përmbushur 70 përqind e tyre.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet