Berisha protagonist në fitoren e Salzburgut

Mesfushori kosovar, Valon Berisha ka vazhduar formën e tij të mirë tek Red Bull Salzburg.

Djaloshi që javë më parë e la Përfaqësuesen e Norvegjisë për t’iu bashkuar Kosovës ku shënoi golin e parë në debutim ka treguar se është në një formë të lartë në kampionatin austriak.

Në ndeshjen derbi mes Salzburgut dhe Austrisë së Vjenës, Berisha ka qenë protagonist ku fitore shënoi skuadra e tij me rezultat 4:1.

23-vjeçari asistoi në golin e dytë të skuadrës të shënuar nga Soriano, i cili në këtë takim realizoi het-trik.

Forma e mirë e Valonit është e mirëseardhur edhe për trajnerin Albert Bunjaku i cili e ka Berishën armën e fortë për takimin ndaj Kroacisë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet