Berisha: Duam trofeun e Kupës

Për pesë ditë me radhë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e “Oso Termosistem Final 8” të Kupës.

Nga 11 deri më 15 shkurt priten ndeshje shumë interesante dhe atmosferë e jashtëzakonshme në palestrën “Mizahir Isma”.

Një nga takimet me interes është edhe ajo ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit në çerekfinale të Final 8.

Ylli i Pejës, Dardan Berisha ka folur për synimet e Verdhezinjëve në garat e Kupës. “Si çdo skuadër, edhe ne shpresojmë të fitojmë trofeun e Kupës. Nuk do të jetë aspak lehtë, për shkak se edhe skuadrat tjera janë cilësore dhe kanë bërë përforcime për stinorin vjeshtor. Shpresoj se do të shohim lojëra të bukura dhe të jetë një atmosferë e bukur e basketbollit, derisa shpresojmë që në fund të festojmë ne”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 zhvillohet në Rahovec, kurse në këtë edicion pritet të jetë edhe më spektakolar, derisa organizatorët besojnë se, do të jetë më i miri i organizuar deri më tani.

Përveç ndeshjeve interesante në parket, gjithashtu edhe tifozët pritet të mbushin palestrën në Rahovec për pesë ditë me radhë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet