Beogradi nis fushatën anti-Kosovë edhe në ShBA, Daçiq falënderon Shtëpinë e Bardhë

Serbia do të lobojë në Shtëpinë e Bardhë për Kosovën dhe raportet e saj në rajon. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, sipas të cilit ky proces do të kërkojë 500 mijë dollarë. Në një intervistë për median serbe, “Srpski Telegraf”, Daçiç ka thënë se në SHBA lobimi është I zyrtarizuar dhe se kontratat publikohen.

“Ne mund të përpiqemi në vendosjen e lidhjeve më të mira me admnistratën, e kam fjalën për Trump, ekipin e tij, Pence, Pompeo. Ne do të punojmë për këtë, do të këmbëngul për një gjë të tillë. Shkon diku mes 50 000 dollarë dhe 150 000 dollarë në muaj. Nuk janë shuma të mëdha që Serbia nuk mund t’i sigurojë. Por është shumë e rëndësishme se kujt i jepen këto para”, thotë Daçiç.

Sipas tij ky lobim mund të sjellë një klimë më pozitive sidomos në faktin se “edhe opinionin ynë do të dëgjohet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Ministri serb ka sqaruar me hollësi se cili është ndikimi i këtyre parave në SHBA, diçka që është mirë të kuptohet edhe në Tiranë, ku veprojnë politikanë që e bëjën përherë këtë punë pa i dhënë llogari kujt.

Nuk është çëstje të paguash dikë që të marrë anën tonë. Por paguhet dikush që është gati të bisedojë. Nuk e kemi patur këtë mundësi deri më tani – sa herë përmendej çështja e Kosovës, ata nuk donin të flisnin për të. Për herë të parë me administratën Trump ne ia dolëm të themi opinionin tonë andaj falenderoj Shtepinë e Bardhë, është shprehur Daçiç.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet