Beograd, për të tretën natë radhazi, protestuesit mblidhen para Kuvendit të Serbisë

Protestuesit u ulën para ndërtesës së parlamentit serb për të theksuar se bëhet fjalë për protestë paqësore.

Qytetarët në Beograd u mblodhën para Kuvendit të Serbisë për të tretën natë radhazi dhe u ulën në zonën para ndërtesës së parlamentit për të theksuar se bëhet fjalë për një protestë paqësore kundër masave shtetërore në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Protestuesit e ulur mbanin “Mos bini (pre), uluni” dhe “Arresto huliganët, mos rrah popullin tënd”, duke bërtitur po ashtu “Uluni, uluni”.

Për dallim nga dje, sot nuk u vërejt polici para ndërtesës së kuvendit.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet