Behramaj: Avokatëve nuk po u dorëzohet materiali pasi nuk është përkthyer ende nga serbishtja

Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka folur lidhur me vonesën e dorëzimit e materialit të aktakuzës tek trupi mbrojtës i të gjykuarve për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Behramaj ka deklaruar se “materiali ende nuk është përkthyer ende nga serbishtja”, duke konsistuar në vonesat e Prokurorisë së Specializuar për dorëzimin e materialit të plotë të aktakuzës kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

“Dihet pse Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë po e vonon dorëzimin e materialit tek avokatët: nuk e kanë përkthyer ende nga serbishtja!”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi