Behgjet Pacolli: Kosova duhet ta ngritë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjykata Speciale po i sjell dëme shtetit të Kosovës.

“Kosova duhet ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj. Ku është trafikikimi me organe? Ku është shtepia e verdhë? Këto dy karikatura të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit, duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës. Një dëm tjetër, Kosovës po ia sjell edhe kjo gjykatë, akuzat e së cilës si duket jane te bazuara në thashetheme dhe po ashtu të pregatitura dhe të sponsorizuara nga Beogradi. E pa lejuashme që një prokuror të mundohët të përqaj kombin tonë!”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet