Bëhen të ditur çmimet e biletave për ndeshjen Prishtina – St Joseph’s

Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur çmimin e biletave për ndeshjen e parë parakualifikuese për në Europa League.

Biletat për ndeshjen e parë të raundit parakualifikues ndërmjet Prishtinës dhe St Joseph’s që zhvillohet të enjten më 27 qershor nga ora 20:45, do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.

Ja çmimet e biletave:

3 euro – tribuna veriore.

5 euro – tribuna lindore.

10 euro – tribuna perëndimore.

15 euro – tribuna VIP

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet