Behar Maliqi largohet nga Llapi

Klubi Futbollstik “Llapi” ka mbetur pa njërin ndër lojtarët kryesor.

Behar Maliqi dhe skuadra llapjane i kanë ndarë rrugët dhe kësisoj mesfushori mbetet lojtar i lirë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një postimi në profilin e tij.

“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi.Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkë lojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Me respekt, Behar Maliqi”, ka shkruar Maliqi.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet