Beats sjellin dëgjueset e reja Studio3 Wireless

Beats kanë prezantuar dëgjueset më të reja Beats Studio3, të cilat kanë bateri që zgjasin më shumë, mbushje të shpejtë dhe çipin e mençur të Apple W1.

Adhuruesit e brendit Beats do të kenë zgjedhje të reja të dëgjuesve të reja në listën e tyre për Krishtlindje.

Dëgjueset e reja ofrojnë risinë Pure Adaptive Noise Canceling. Ato po ashtu do të kenë bateri, të cilat do të zgjasin 22 orë pune në Wi-Fi me opsionin Pure ANC dhe 40 orë non-stop në metodën low power.

Pajisja e re do të ketë mundësi që të mbushet për dhjetë minuta, që sigurojnë tri orë punë.

Dëgjueset e fundit të Beats ofrohen në ngjyra të ndryshme dhe ofrojnë izolim optimal të zhurmës.

Ato vijnë në ngjyrat Matte Black, White, Blue dhe Red, si dhe edicioni special do të ketë ngjyrat Porcelain Rose dhe Shadow Gray.

Çmimi i dëgjueseve Beats Studio 3 është 299.95 funta./kp/

Kategoritë
Teknologji

Të ngjajshmet